Partia Socialiste ndez motorët për fushatën e zgjedhjeve lokale (25 korrik 2000)


Partia Socialiste ndez motorët për fushatën e zgjedhjeve lokale (25 korrik 2000)

12:04 25/07/2000

Partia Socialiste ka ndezur të gjithë motorët për fushatën e zgjedhjeve lokale. Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar, kryetari Malaj urdhëroi deputetët socialistë të heqin dorë nga lejet për pushimet verore dhe të përqëndrohen në takimet bindëse me bazën në të 100 zonat elektorale ku janë zgjedhur.

Deputetët përkrahën platformën zgjedhore të partisë, por nuk kanë kandiduar për emra konkretë kandidatësh për kryetarë komunash apo bashkie. Malaj u kërkoi deputetëve që të jenë prezentë në Parlament të shtunën ku duhen 3/5 e votave për miratimin e projektligjit për organet e qeverisjes së pushtetit lokal.

Sot pasdite kryesia socialiste do të konkretizojë kandidaturat për pushtetarë lokalë dhe mënyrën e organizimit të mitingjeve elektorale./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme