Partia Socialiste nis fushatën elektorale në qytetin e Shkodrës (2 Shtator 2000)
Partia Socialiste hap sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 1 tetorit në qytetin e Shkodrës dhe Lezhës. Liderët socialistë janë nisur në orën 07:00 të mëngjesit nga oborri i selisë qendrore të Partisë Socialiste. Në orën 10:00 karvani me krerët socialistë pasi mbërrijn në qytetin më të madh të veriut, sipas axhendës së përgatitur nis në pallatin e sportit të Shkodrës ceremoninë e nisjes së fushatës dhe prezantimin e kandidatëve për kryetar bashkie dhe komune të prefekturës.
Pas mitingut krerët socialistë do të bëjnë një pushim të shkurtër për të udhëtuar pasdite drejt qytetit të Lezhës ku pas zhvillimit edhe aty të një takimi prezantues elektoral, kryetari socialist Fatos Nano dhe liderët e tjerë të selisë rozë, do të rikthehen në Tiranë për të vijuar nesër takime të tjera elektorale./tvklan.al