Partia Socialiste nis punën për platformën zgjedhore – (12 Shkurt 2001)


Partia Socialiste nis punën për platformën zgjedhore – (12 Shkurt 2001)

15:56 12/02/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Socialistët kanë nisur diskutimin për kriteret dhe procedurat për zgjedhjen e kandidatëve për deputet, të cilat do të miratohen në mbledhjen e kësaj jave të KPD-së. Platforma zgjedhore e socilaistëve, synon fitoren mbi 60% të votave në zgjedhjet parlamentare të Qershorit.

Në mbledhjen e kryesisë socialiste është vendosur, që votimi i kandidatëve për deputetë, të bëhet në konferencat e kësaj partie, ndërsa lista e kandidatëve do të shpallet ne kongres. Kryesia e PS nuk ka pranuar kandidimin e deputetëve Liza Hoxha, Eduard Alushi, për postin e kryetarit të PS së Vlorës. Përsa u përket çështjes së mandateve në kryesi të Dokles dhe Poçit, do të vendoset nesër në komisionin e garancive statusore./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme