Partia Socialiste për KQZ-në: Duhet të ketë dialog (18 Dhjetor 2000)
Socialistët mohojnë vendimin e kryesisë së partisë për kërkesën për dorëheqje kolektive të anëtarëve të Komisioni Qendror Zgjedhor. Numri 2 i Partisë Socialiste Ruçi mohon dhe iniciativën e afërt të grupit parlamentar të prirë nga deputeti Majko për dialog me deputetët demokratë, në ndryshimin me kodin elektoral.
“Interpretimet e bëra të deritanishme që kanë ndonjë vendim të kryesisë së PS-së për dorëheqje të KQZ-së janë instrumentalizime të mjeteve të shtypit dhe nuk ka asgjë të vërtetë. Sigurisht që këto do të zgjidhen gjithmonë në rrugë legjitime siç përcakton Kushtetuta dhe kodi elektoral i Shqipërisë. Raporti i ODHIR është raport ODHIR-i. Ata mund të jenë lidhur me këdo nga koalicioni apo jo nga koalicioni, gjë që nuk është e vërtetë. Nëse numri 5 klasifikohet nga KLD dhe Presidenti dhe një i vendosur nga grupi i mazhorancës, sigurisht që është një përllogaritje e gabuar.”
Ndërsa deputeti Agolli shprehet se nëse dialogu pozitë-opozitë, madje në nivel kryetarësh nuk do të funksionojë, zgjidhjet parlamentare janë të rrezikuara.
“Po mos të ketë dialog do të ketë gjithmonë probleme në zgjedhje. Mund të jenë të ndershme po të bëhen, por prapë njerëzit do të kenë dyshime. U bë një dialog për këto zgjedhje, pastaj ka dhe një rrezik për shtyrje. Sepse caktohen komisionet dhe më pas ata thonë se do vete”./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame