Partia Socialiste përfundon fazën e parë të prezantimit të kandidatëve (7 Shtator 2000)
Me mitingun e djeshëm të takimit me elektoratin e qytetit të Vlorës, Partia Socialiste përfundoi fazën e parë të prezantimit të kandidatëve të saj për prefektura. Pas takimit me elektoratin e Lushnjes, Beratit, Fierit, socialistët janë ndalur në Vlorë, ku kanë bërë prezantimin e kandidatit të tyre. Socialistët tha Nano, ndodhen në reflektimin e madh. Ne ndodhemi në një qeverisje që prej tre vitesh dhe jemi në Vlorë për të treguar fitoren dhe ndryshimet. Nano iu drejtua vlonjatëve se me votën e 1 tetorit Shqipëria do të votojë për sigurinë e saj dhe për demokracinë, duke prekur dhe realitetin e punës.
“Ndryshe nga mjaft qytete të tjera të vendit, Vlora e ka prekur tashmë realitetin e qeverisjes socialiste. Ajo e ka përjetuar 2 vitet e fundit edhe suksesin e punës së përbashkët dhe të harmonizuar midis qeverisë qëndrore dhe pushtetit vendor. Kjo harmoni dhe bashkëpunim midis pushteteve që nga 1 tetori do të dominojnë në të gjitha komunat dhe bashkitë e Shqipërisë, si një instrument i domosdoshëm. Ju jeni vëzhgues dhe dëshmitarë të faktit që fondet e dhëna nga qeverisja socialiste këtu në Vlorë, nuk janë tretur si kripa në ujë. Janë kthyer në infrastruktura zhvillimi, rrugë, sisteme telefonike, ujë, spitale ndërtime, kopshte dhe strehim për njerëzit.”/tvklan.al