Partia Socialiste proteston pranë KQZ për kartën e votuesit – (18 Shtator 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Partia Socialiste ka protestuar sot pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndaj qëndrimit të përfaqësuesve të bashkive dhe komunave në shpërndarjen e kartave të votuesve. Sipas drejtuesve socialistë, këto grupe të komanduara nga Partia Demokratike, synojnë që me çdo mënyrë të mos pajisen zgjedhësit me kartën e votuesit.
Socialistët pretendojnë se votues të Partisë Demokratike, kanë urdhëruar zyrat e gjendjes civile të shpërndajnë sa më shumë certifikata. Partia Socialiste ka vënë në dijeni OSBE-në dhe i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të marrë masa për të përdorur si element sigurie, bojën e padukshme dhe aparate që bëjnë të mundur verifikimin e kartës. Sipas krerëve të selisë rozë, fitore për socialistët është realizimi i zgjedhjeve korrekte./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego