Partia Socialiste, udhëzime të reja për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale (1 Gusht 2000)
Një ditë pas përcaktimit të kandidaturave për kryetar të komunave dhe bashkive të Shqipërisë, krerët socialistë kanë mbledhur në selinë qendrore në Tiranë, kryetarët e rretheve. Sekretarët Ruçi, Koçi dhe Rama i kanë udhëzuar drejtuesit lokalë socialistë të zhvillojnë fushatë konkrete në bazë për të bindur elektoratin dhe për të denoncuar korrupsionin e pushtetarëve aktualë demokratë. Fitorja e zgjedhjeve lokale në zonat elektorale përbën provën për qëndresën në detyrë të drejtuesve lokalë socialistë dhe të anëtarëve të kryesisë socialiste, pjesëtarë të shtabit elektoral të kësaj partie./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame