Partitë e djathta apelojnë në Gjykatën e Apelit vendimet e KQZ-së (21 Mars 2001)
Gjykata e Apelit filloi sot seancën e parë gjyqësore në bazë të apelimit të bërë të disa partive të djathta të cilat janë: Partia Demokratike, Partia e Lëvizjes së Legalitetit, Partia e Ballit Kombëtar e të tjerë. Në bazë të një aktmarrëveshje të bërë nga këto parti mes njëra-tjetrës që në zgjedhjet për këshillat vendore të paraqesin lista të përbashkëta dhe të përfaqësohen nga një kandidat. Ndërsa kërkesa e tyre në seancën e sotme është prishja e vendimit të KQZ-së dhe përfaqësimi i tyre nga çdo parti me nga një kandidat. Trupi gjykues i përfaqësuar nga gjyqtari Dali Bushi pasi dëgjoi kërkesat e dy përfaqësuesve të të dy partive vendosi që çeshtja të gjykohet në themel./tvklan.al