Partitë e djathta pranojnë të ulen në tryezën parlamentare (27 Shkurt 2001)
7 partitë e djathta opozitare kanë pranuar ftesën për tryezën e dialogut opozitë parlamentare koalicion qeveritar që do të zhvillohet nesër në Pallatin e Kongreseve. Në këtë tryezë opozita do të përfaqësohet me 5 anëtarë që do të jenë sekretarët e përgjithshëm të partive.
Sipas burimeve zyrtar, nesër opozita pritet të diskutojë për propozimin e varianteve që ajo ka paraqitur për fomulën e re të ndryshimit të KQZ-së si dhe ribërjen e listave të reja të votuesve bazuar në regjistrin e zyrave civile, pika këto që u diskutuan edhe në tryezën e partive.
Gjithashtu opozita ka propozuar që të bëhet dhe ndarja e re e zonave elektorale. Ndërsa mazhoranca ka kërkuar nritjen e një strukture partiake që do të merret me monitorimin e zgjedhjeve parlamentare./tvklan.al