Partitë e vogla – (24 Shtator 1999)


Partitë e vogla – (24 Shtator 1999)

21:44 24/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Partitë e vogla hartojnë një tjetër ligj për patritë politike duke future edh ndryshimet e kontestuara prej tyre në ligjin aktual. Për këtë qëllim drejtuesit e 15 partive kanë diskutuar sot nen për nen projektin e ligjit të hartuar rishtas prej tyre. Ne paraqesim këtë ligj tha iniciuesi i tryezës kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vasil Melo, pa dashur të transformojmë rrënjësisht përmbajtjen e këtij ligji por për të përmirësuar disa aspekte të tij.

Kryesish debatet janë përqëndruar tek neni i financimeve të partive ku përcaktohen kriteret e fondeve për çdo parti. Diskutimet janë ndalur edhe tek mënyra e ndërtimit të partisë, si dhe rregjistrimi i tyre për të shmangur qëllimet e përfitimit të personave që i krijojnë ato. Sipas drejtuesve të partive të vogla këto ndryshime do të kontribuojnë për demokratizimin dhe transparencën në veprimtarinë e këtyre subjekteve./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme