Partitë e vogla kërkojnë nga KQZ shtyrjen e afatit për verifikimin e listave (16 Maj 2001)
Partitë politike i kanë kërkuar KQZ-së të shtyjë afatin e rishikimit të listave të votuesve i planifikuar për datën 25 maj. Sipas përfaqësuesve të partive politike, procesi i verifikimit të listave të votuesve po ecën ngadalë. Partitë e vogla ngritën zërin në KQZ edhe ndaj lojës me partitë e mëdha për kandidatët e pavarur.
Kryekomisioneri Ilirja Celibashi tërhoqi vëmendjen e partive për krijimin e 100 komisioneve zonale zgjedhore.
“Ne si KQZ jemi shumë të interesuar që sa më shumë kontroll të bëhet mbi këto lista, sepse këto janë lista paraprake, aq më mirë do të jetë qoftë nga zgjedhësit vetë, qoftë dhe nga partitë politike.”/tvklan.al