Partitë politike do të hetohen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (20 Mars 2001)


Partitë politike do të hetohen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (20 Mars 2001)

14:02 20/03/2001

Në Gjykatën Kushtetutese është zhvilluar sot seanca e parë gjyqësore sipas një kërkese të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit mbi financimin e partive politike. Përfaqësuesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit Altin Sinella dhe Artan Papadhimitri kanë kërkuar përpara trupit gjykues i kryesuar nga kryetri i trupit gjykues Fehmi Avdiu, të shfuqizohet një pjesë e ligjit mbi kontrollin e financimit të partive dhe burimet e tjera financiare duke përfshirë dhuratat që përdorin partitë.

Kështu Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar që ky kontroll të ushtrohet vetëm mbi buxhetin dhe fondet publike si para fushatës ashtu dhe pas saj. Në seancën e sotme gjyqësore ishin paraqitur ministri i Drejtësisë Arben Imami si përfaqësues i këshillit të ministrave, përfaqësues nga Kuvendi Popullor, si dhe 4 përfaqësues të partive politike përkatësisht Aleanca Demokratike, Partisë Socialdemokrate, Partisë Bashkimi Demokrat dhe Partisë Lëvizja e Legalitetit.

Kjo gjë sipas specialistëve të Kontrollit të Lartë të Shtetit është kërkuar që Kontrolli i Lartë i Shtetit nga institucion financiar të jetë një institucion investigues duke mos u futur në aktivitetin financiar të partive dhe dhuratat që mund të kenë ato nga fondacionet./tvklan.al






Të ngjashme