Partitë politike financimi në fushatë – (9 Mars 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Drejtoria e buxhetit, pranë ministrisë së Financave ka marrë sot në duar ligjin e ri për shpërndrjen e parave për partitë politike dhe shoqatat. Janë mbi një miliardë e pesëqind milon lekë të vjetra, të cilat do të ndahen për mbi 50 parti e shoqata politike.
Me ligjin e ri mjafton që të depozitosh mbi 500 firma në gjykatën e Faktit Tiranë, për të krijuar një parti të re dhe menjëherë merr një million lekë të vjetra, zyra dhe telefona. Në bazë të kritereve të ligjit të ri, socialistët përfitojnë rreth 600 milion lekë të vjetra, demokratët rreth 400 milion lekë të vjetra, ndërsa në vend të tretë renditen socialdemokratët me 140 milion lekë të vjetra.
Kriteri i përfaqësimit si parti me grup parlamentar prej 5 deputetësh definancon shhumën që mbetet për parti të tjera. Republikanët, Ballistët, Legalistë, Aleancistët dhe PBDNJ, përfitojnë mesatarisht rreth 30 milion lekë të vjetra. Partitë me mbi 5000 anëtarë marrin mesatarisht rreth 5 milion lekë të vjetra.
Teksa dëgjon milionat që mbushin xhepat e këtyre njerëzve që I kanë rënë hiles të meren me politikë, njerëzit e thjeshtë të brohorasin, duartrokasin dhe të votojnë të qetë./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame