Partitë politike intensifikojnë takimet elektorale


Partitë politike intensifikojnë takimet elektorale

18:30 08/02/2021

Kurti: Koalicion, vetëm me qytetarët

Partitë politike po vazhdojnë fushatën elektorale në çdo cep të Kosovës  duke kërkuar votën e qytetarëve për zgjedhjet e 14 Shkurtit.

Kandidati për kryeministër i LVV-së, parti kjo që sipas të gjitha sondazheve do të dalë e para në zgjedhje është i shoqëruar gjithmonë nga numri dy në listën e LVV-së Vjosa Osmani.

 LDK përmend bashkëpunimin me ndërkombëtarët. “Në këto zgjedhje jemi të vetmit për të quar Kosovën përpara të tjerët e dërgojnë atë në izolim”.

PDK-ja përmend vaksinat anti-Covid. “As Kurti e as Hoti nuk mund ta sjellin vaksinën në Kosovë i vetmi që mund ta sjell vaksinën jam unë”, thotë Enver Hoxhaj.

Analisti Arton Demhasaj vlerëson se në këtë fushatë zgjedhore ka më pak fyerje ndërmjet partive politike.

Megjithatë kritikat më të mëdha ndaj partive politike janë për mosrespektim të rregullave anti-Covid dhe rreziku për shtim të numrit të rasteve me Covid në prag të zgjedhjeve. Disa parti janë gjobitur në Prishtinë e Prizren për mosrespektim të këtyre masave.

Tv Klan






Të ngjashme