Partite Politike për grevën e mësuesve (25 Janar 1999)


Partite Politike për grevën e mësuesve (25 Janar 1999)

12:49 25/01/1999

Intervistë Neritan Ceka, Limoz Dizdari, Skënder Gjinushi për grevën e mësuesve.

Neritan Ceka: Prononcimi i partisë në përgjithësi është gjithmonë në favor të ngritjes së rrogave, të nivelit të jetesës, veçanërisht të atyre punonjësve që i janë përkushtuar punës me shumë se çdo kategori tjetër, dhe këtu bëjnë pjesë jo vetëm arsimtarët por do thoja edhe mjekët. Prandaj është e domosdoshme që të ndërtohet një dialog me Qeverinë, të futen brenda përmasave të mundësive që ka Qeveria. Kuptohet që financat e Shqipërisë nuk i bën vetëm Ministria e Financave i bën edhe FMN-ja. Unë e shoh që
greva e arsimtarëve është një grevë e drejtë e cila kërkon ngritje sipas standartit që në Shqipëri, në shoqërinë tonë zhvillimet janë bërë aq me hapa të mëdhaja që standarti është rritur në një nivel saqë s’e përballojnë dot sidomos mësuesit me një rrogë 70 mijë lekë. Kam dëgjuar që është shumë skandaloze për një arsimtar me çmimet e jetesës.

Limoz Dizdari: Arsimtarët kanë të drejtë. Por fatura e realizimit të kërkesave që paraqesin arsimtarët, nuk është e vogël, është goxha e madhe. Dhe përbën një shqetësim shumë të madh për Qeverinë, realizimi i saj.


Skënder Gjinushi: Nëqoftëse ka ndonjë kategori që ka të drejtë të bëje grevë në Shqipëri, janë arsimtarët. Në kuptimin që çfarëdo që të kërkojnë kanë të drejtë, po të merret moralisht. Koncepti ynë socialdemokrat ky është që një nga drejtimet kryesore të interesimit të shtetit duhet të jetë arsimi. Por nuk varet nga dëshira, Mundësitë financiare këto janë./tvklan.al






Të ngjashme