Partizani barazon me Ferencvaros
Partizani u kthye me një barazim në Champions League. Të kuqtë e mbyllën me rezultatin 1 – 1 takimin e parë me Ferencvaros i vlefshëm për turin e dytë kualifikues.
Një ndeshje e mirë e skuadrës shqiptare që edhe mund ta kishte fituar takimin që do të shtonte mundësitë e kualifikimit. Realdo Fili kaloi Partizanin në avantazh në minutat e para të pjesës së dytë duke shpërthyer në festë tifozët e pranishëm më Elbasan Arena.
Sulmuesi i ri justifikoi besimin e trajnerit Adolofo Sormani, debutues në stolin e të kuqve. Fili pati edhe mundësi për të shënuar sërish, por lojtarët hungarezë barazuan në 71’ me Bode, i futur në fushë si zëvendësues gjatë pjesës së dytë.
Megjithatë Partizani ka ende shpresë për të shkuar në turin e tretë dhe gjithçka do të vendoset të Mërkurën e ardhshme në Budapest. Ekipi kryeqytetas zëvendësoi Skënderbeun e përjashtuar nga UEFA.
Tv Klan