Partizani dhe Skënderbeu, rotacion në krye të Superligës
Rotacioni mes Skënderbeut dhe Partizanit në krye të renditjes, nuk është parë si dramë nga korçarët dhe jo si triumf nga të kuqtë e kryeqytetit. Kjo histori duket se do të përsëritet gjatë gjithë sezonit. Surprizë gjithsesi ishte mënyra se si fitoi Laçi që u ngjit në vendin e tretë. Nga ngërçi nuk po arrin të dalë Flamurtari që këtë sezon nuk po mundet të tregojë në fushë të gjitha aftësitë e lojtarëve dhe të stafit teknik. Vlonjatët barazuan pa gola me Luftëtarin dhe për trajnerin Daja, nuk meritonin më shumë
Java e 13 pritet të sjellë sërish ndryshime në renditje. Përballet do të jetë sa interesante po aq të forta. Luftëtari pret Tiranën me të cilën është me pikë të barabarta. Në fund të renditjes Kastrioti do ti ketë llogaritë e mbijetesës me Kamzën që shkarkoi trajnerin Klodian Duro. Në Korçë do të rikthehet si kundërshtar Ilir Daja në krye të flamurtarit ndërsa Partizani duhet të presë Laçin me të cilin barazoi pa gola në fazën e parë.
Tv Klan