Partizani dorëzohet para Luftëtarit
Futbolli rinisi të martën me Kupën e Shqipërisë pas bojkotit disa ditor të gjyqtarëve. Surpriza ishte humbja e Partizanit në çerekfinalen e parë me Luftëtarin. Të kuqtë u mundën me rezultatin 2 – 1 në takimin e luajtur në Elbasan. Bruno Telushi shënoi për Partizanin në pjesën e parë, por në të dytën erdhi kthesa nga gjirokastritët. Fillimisht një ish-futbollist i të kuqve Realdo Fili dhe më pas Rustem Hoxha përmbysën rezultatin.
Një sukses me vlerë për gjirokastritët që presin pas 2 javësh të kuqtë ku do të vendoset edhe ekipi gjysmëfinalist. Ndeshja tjetër e së martës Teuta – Kukësi u mbyll në barazim 2 – 2. Vendasit edhe pse krijuan mjaftueshëm raste për të shënuar pësuan gol në çastet e fundit të pjesës së parë ishin miqtë që festuan. Reginaldo nuk e fali më portierin Isli Hidi. Në të 53’ ishte Shkurtaj realizoi sërish.
Lojtarët e Teutës reaguan në minutat e fundit duke shmangur humbjen me golat e Bushic e Hakajt. Ky rezultat e lë të hapur çështjen e kualifikimit për në gjysmëfinale.
Tv Klan