Partizani fiton në Lushnje
Partizani u rikthye te fitorja në fushën e Lushnjes. Të kuqtë triumfuan me rezultatin 3 – 0. Ekipi i Starovës që ishte në stol pas pezullimit pati vështirësi gjatë pjesës së parë, por reagoi në të dytën.
Kapiteni Batha, Progni dhe Trashi realizuan golat e suksesit të Partizanit që është në vendin e gjashtë. Lushnja mbetet e fundit në renditje me vetëm 5 pikë pas 13 javësh. Laçi mundi 2 – 1 Vllazninë në Shkodër. Fitorja u vendos në minutat e fundit me golin e Lushkjes.
Të shtunën Skënderbeu mundi 2 – 1 Kukësin, duke thelluar diferencën me ndjekësit. Në vendin e dytë tashmë është Kamza që fitoi 1 – 0 me Teutën në Durrës. Ndeshja përmbyllëse e javës së 13 do të jetë ajo mes Luftëtarit dhe Flamurtarit të hënën në Gjirokastër.
Tv Klan