Partizani frenohet nga Laçi
Partizani u ndal edhe një herë në rrugën drejt titullit. Barazimi 1 – 1 me Laçin të shtunën në “Selman Stërmasi” nuk e kënaqi trajnerin Skënder Gega, i cili gjithsesi nuk dekurajohet.
“Kemi dhe 5 ndeshje të tjera, siç është një javë nuk është një tjetër. Ky ishte një hap pas, që nuk duhej. Do shikojmë me optimizëm”.
Ndërsa te Laçi mendojnë për Europën që e synojnë nga kampionati.
“Kishim një objektiv për kupat e Europës dhe vazhdojmë ta kemi. Të themi që jam i kënaqur vetëm me lojën, por të jesh kaq afër fitores, sigurisht është pak e hidhur”
, thotë Sulejman Starova.
Java e 31 e Superligës ka takime të tjera të rëndësishme për zonën Europiane dhe mbijetesën. Sot do të luhen Kukësi – Teuta, Luftëtari – Tirana dhe Skënderbeu – Flamurtari.
Tv Klan