Partizani i Gegës po jep rezultat


Partizani i Gegës po jep rezultat

17:20 04/10/2018

Partizani duket se është me një hap tjetër këtë sezon. Me të rinj në fushë, pa harruar lojtarët me përvojë ekipi i drejtuar nga Skënder Gega duket se po përmirësohet me kalimin ndeshjeve.

Golat po realizohen nga mesfushorët, por për trajnerin Gega nuk është një problem. Jasir Asani deri më tani ka shënuar 3 gola, 1 më pak se kampionatin e kaluar. 23-vjeçari realizoi 2 herë në fitoren 3 – 0 me Teutën.

Esat Mala, Jurgen Bardhi apo Rubin Hebaj janë të tjerë të rinj që kanë marrë besimin e stafit teknik. Lëvizje në pozicionet e futbollistëve si ajo e Lorenc Trashit në mbrojtje po justifikohet. Vetëm 1 gol i pësuar në 7 javë, më mirë se çdo ekip tjetër këtë sezon.

Humbja me Skënderbeun në start dhe barazimi në fushën e Laçit duken si rezultate të harruara. Skënder Gega ka kërkuar t’i marrë me radhë ndeshjet për të marrë pikët që do të sjellin titullin kampion që mungon prej vitit 1993. Për momentin të kuqtë kryesojnë renditjen e Superligës ndërsa sfida e radhës ndaj Kukësit duket se do të jetë një test i rëndësishëm për të ardhmen.

Tv Klan






Të ngjashme