Partizani “ i merr” miliona euro Ferencvaros-it


Partizani “ i merr” miliona euro Ferencvaros-it

14:56 21/07/2016

Nuk kanë pasur mëshirë mediat hungareze me skuadrën e tyre kampione. Eleminimi i Ferencvaroshit nga Partizani është cilësuar si i turpshëm nga gazetat dhe mediat online.

E përditshmja sportive vendase “Nemzeti Sport”, doli me titullin: Dush i ftohtë. Ferencvaroshi eleminohet nga Championsi. Gazeta shkruan se futbolli hungarez mund të humbasë deri në 100 milionë euro pas disfatës së Ferencvaroshit

Hoxha, portieri shqiptar ishte më i miri në fushë. Shënoi gol dhe priti 11-metërsha. Ndërsa të tjera media shkruajnë se Ferencvaroshi, jo vetëm u eleminua nga Champions, por iku në një mënyrë të turpshme, duke u turpëruar nga portieri shqiptar që shënoi një penallti spektakolare të stilit “Panenka”.

Pas eliminimit nga Partizani, trajneri Tomas Doll, u shpreh se është i gatshëm të japë dorëheqjen nëse konsiderohet ai fajtori.

Tv Klan






Të ngjashme