Partizani kthehet në Champions pas 23 vitesh
Partizani do të luajë sot në ndeshje të Champions League për herë parë pas 23 vitesh. Përjashtimi i Skënderbeut nga UEFA i dha mundësinë të kuqve të përballen me hungarezët e Ferencvarosh në turin e dytë kualifikues.
Takimi i parë do të luhet sot në orën 20:00 në Elbasan Arena. Partizani vjen me disa ndryshime duke nisur nga stoli me trajnerin Adolfo Sormani e deri në sulm me Ekuban dhe Volash.
Trajneri Sormani në konferencën para ndeshjes nuk zbuloi asgjë për formacionin, por tregoi besim te lojtarët e tij edhe pse skuadra shqiptare nuk shikohet si favorite. Trajneri i Ferencvarosh, Thomas Doll edhe pse nuk është darkod me vendimin e UEFA-s për të përfshirë Partizanin në Champions League tha se mendon vetëm për fitoren.
Ferencvarosh është përballur edhe më parë me një ekip shqiptar. Në sezonin 2004-2005 eliminoi Tiranën në turin e dytë të Champions League.
Tv Klan