Partizani largon trajnerin Mark Iuliano


Partizani largon trajnerin Mark Iuliano

15:05 05/11/2017

Mark Iuliano largohet nga Partizani pas 9 javësh kampionat. Humbja me Kamzën të shtunën ishte fatal për trajnerin italian që erdhi te të kuqtë në fund të korrikut.

Sipas njoftimit të klubit kryeqytetas, marrëveshja është ndërprerë me konsensus dhe ekipi i është besuar Sulejman Starovës, i cili do të nisë punën të martën. Së bashku me Mark Iuliano largohet edhe ndihmësi Alessandro Dossena. Partizani pas ndeshjeve të fazës së parë është në vendin e gjashtë me 11 pikë të grumbullura në 9 ndeshje, nga të cilat 4 të humbura, 2 të barazuara dhe vetëm 3 fitore.

Kjo ecuri e dobët bëri që të shikohet më larg objektivi titull i përmenduar nga vetë Mark Iuliano që në prezantimin e tij si trajner. Pozitat e Iualiano ishin lëkundur prej kohësh, por drejtuesit e Partizanit i lanë edhe pak kohë që të ndryshonte situatën. Sulejman Starova pritet ta ketë të lehtë ambientimin, pasi gjatë kësaj kohe ka qenë pjesë e Partizanit në rolin e këshilltarit. Ishte pikërisht Starova i cili gjatë verës u zëvendësua nga Mark Iualiano.

Tv Klan






Të ngjashme