Partizani me këmbë në tokë
Partizani do të presë të dielën Luftëtarin. Pavarësisht renditjes së ekipit gjirokastrit këtë sezon për Skënder Gegën kundërshtari duhet vlerësuar njëlloj si rivalët direkt. Në këtë sfidë nuk do të jetë kapiteni Alban Hoxha, i cili është i dëmtuar.
Skënder Gega, trajner i Partizanit:
Me Luftëtarin është një sfidë e re. Për këtë po punojmë që të jemi me këmbë në tokë të vlerësojmë çdo kundërshtar. Shqetësimi është Alban Hoxha, por besojmë se edhe Xhika do të bëjë të njëjtën punë.
Shënuesi më i mirë për të kuqtë në këtë kampionat, Jasir Asani nuk do që përqendrimi të ulet, duke kujtuar ndeshjet e mëparshme me gjirokastritet.
Jasir Asani, futbollist i Partizanit:
E dimë se kush ishte Luftëtarin prej vitit të kaluar. Na pret një ndeshje shumë e rëndësishme. Rikthehemi nga pushimi dhe besoj se do të japim të gjithë maksimumin për ta fituar ndeshjen.
Një periudhë të mirë po kalon edhe Skënderbeu. Ekipi korçar do të presë Kamzën dhe më pas do të bëjë llogaritë për kundërshtarët.
Orges Shehi, trajner i Skënderbeut:
Përqendrimi është te ndeshja jonë dhe më pas të mendojmë për kundërshtarët. Me Kamzën është e vështirë, duke parë momentin ku është kampionati.
Diferenca mes Partizanit dhe Skënderbeut është vetëm 2 pikë para takimeve të javës së nëntë. Këto skuadra do të përballen në javën e dhjetë që hap fazën e dytë të Superligës.
Tv Klan