Partizani me ndryshime në mesfushë
Në orën 17:00, do të luhet ndeshja më e rëndësishme e javës Partizani – Skënderbeu. Të kuqtë do të drejtohen nga zv/traineri Klevis Dalipi pas pezullimit të trainerit Starova. Tekniku ka bërë ndryshime në formacion të cilat u panë në seancën e fundit stërvitore.
Idriz Batha do të kthehet titullar në qendër të mesfushës aty ku do të jetë edhe Villa. Në krahë do të rreshtohen Asani dhe Trashi. Në mbrojtje dhe në sulm pritet që të jenë të njëjtët lojtarë që siguruan fitoren një javë më parë në “Zeqir Ymeri” në Kukës. Dyshja e sulmit Progni dhe Bardhi protagonistë në golat ndaj kampionëve.
Në kampion korçar do të mungojë Kristi Vangjeli dhe Martin Nespor. Vendin e vangjelit do ta mbulojë Afrim Taku. Formacioni titullar do të jetë ai ndaj Dinamos së Kievit, por priten ndryshime gjatë lojës për të siguruar freski si dhe ndonjë përshtatje taktike në varësi të rezultatit. Të dy ekipet kërkojnë fitoren, skënderbeu për të ruajtur distancën me kukësin në vendin e parë, ndërsa të kuqtë për ngjitjen drejt zonës europiane.
FORMACIONI PARTIZANI
Hoxha
Ibrahimi-Malota-Atanda-Kalari
Asani-Batha-Vila-Trashi
Progni-Bardhi
FORMACIONI SKENDERBEU
Shehi
Taku-Radas-Aliti-Mici
Muazaka-Osmani-Lilaj
Avazaj-Sowe-James
Tv Klan