Partizani merr 3 pikët në Shkodër
Partizani fitoi 1 – 0 takimin me Vllazninë në Shkodër. Goli u shënua nga Basrak në fillimin e sfidës dhe më pas të kuqtë arritën të menaxhonin rezultatin.
Mark Iuliano (Trajner i Partizanit)
Ishte një ndeshje e vështirë përballë një ekipi të mirë, por falë sakrificës së lojtarëve të mirë arritëm të merrnim 3 pikët. Ky është Partizani që unë kërkoj që të japë gjithçka në fushë.
Një debutim me disfatë për Ernest Gjokën.
Ernest Gjoka (Trajner i Vllaznisë)
Unë mendoj se duhet të kishim marrë të paktën 1 pikë. Skuadra ka dhenë gjithçka sot, ka vrapuar, por nuk arriti të finalizonte para portës.
Me këtë fitore Partizani mban të njëjtin hap me ekipet e kreut dhe tani është në vendin e katërt. Flamurtari rigjeti fitoren duke mundur Kamzën 1 – 0. Bicaj ishte shënuesi në këtë takim që u ndërpre për disa minuta për shkak se mungoi energjia elektrike. Të shtunën Kukësi mundi 3 – 0 Luftëtarin. Po me të njëjtin rezultat Laçi fitoi me Lushnjen. Java e shtatë e Superligë do të mbyllet të hënën me takimin Teuta – Skënderbeu.
Tv Klan