Partizani fiton derbin me Tiranën
Golin e fitores e realizoi Eraldo Çinari
Partizani triumfoi në derbin e dytë të sezonit i zhvilluar të enjten në Elbasan Arena. Të kuqtë mundën Tiranën me rezultatin 1 – 0 dhe ndeshja u vendos nga një gol në minutat e fundit.
Trajneri i Partizanit, Ilir Daja: “Përveç 10 minutave të para e gjithë loja ka qenë e kontrolluar dhe rastet i kemi patur më të shumta”.
Olsi Rama: “Fitorja të kënaq gjithmonë, por kur vjen me një lojë bindëse të kënaq akoma më shumë”.
Presidenti i Tiranës, Refik HalilI: “Po i largohemi shumë kreut të klasifikimit. Duhet të luftojmë për të arritur vendin e pare”.
Bardheblutë e nisën vrrullshëm takimin me Seferin që rrezikoi që në sekondat e para. Me kalimin e minutave Partizani krijoi raste shënimi me Melo dhe Asanin.
Të dy ekipet luajtën për shumë minuta me 10 futbollistë. Fillimisht në pjesën e dytë la fushën pas 2 kartonëve të verdhë sulmuesi Partizanit, Bardhi. Pak minuta më vonë u ndëshkua edhe kapiteni i Tiranës, Batha. Rastet nuk munguan për të dy ekipet, por u desh minuta e 83’ që të shënohej goli i vetëm i takimit.
Erald Çinari, i cili u aktivizua si zëvendësues mundi portierin Bekaj. Sulmuesi nuk luante prej muajit Korrik për shkak të pezullimit nga FIFA. Partizani me këtë fitore është 9 pikë larg Vllaznisë kryesuese.
Tv Klan