Partizani në Korçë për të ruajtur renditjen
Tirana ndaj Kastriotit kërkon rikthimin tek fitorja
Partizani është i detyruar të fitojë në Korçë ndaj Skënderbeut për të mbajtur pozicionin në rendijte. Vendi i të kuqve është i kërcënuar. Për të arritur këtë, skuadra e Ilir Dajës duket të tregohet pragmatiste dhe cinike sa herë të jetë e mundur.
“Në terrene të vështira të jemi cinikë, por dhe të ruajmë filozofinë e lojës.Profesioni bën që Skënderbeun nesër ta kem kundërshtar. Do ta respektoj për tonin që i ka dhënë futbollit shqiptar. Ashti si fituam në fazën e parë, do të synojmë tani. Por, ka vështirësi sepse ka rënë borë. Do të përpiqemi në maksimum për të fituar”.
Tek Partizani u prezantuan dy futbollistët e parë të afruar në merkaton e Janarit, braziliani Stenio Junior dhe Valentino Murataj. Por të kuqve iu duhet të forcojnë mbrojtjen.
Tirana premton se ndeshja me Kastriotin do të jetë rikthimi tek fitorja pas një serie prej 5 barazimesh.
“Skuadra nuk është në presion, ne jemi paraqitur mirë dhe kemi zhvilluar ndeshje të mira. Unë mendoj se skuadra është në nivelin e duhur, rezultatet do të vijnë, nuk është se jemi në presion. Nga ndeshja e nesërme do të jetë kthesa jonë e rezultateve pozitive, e fitoreve”.
Ndeshja që do të mbyllë javën e 14 të Superligës është Apolonia – Laçi.
Tv Klan