Partizani në ndjekje të Kukësit
Java e 33 e kampionatit mbyllet me ndeshjen Partizani – Laçi, e cila do të nisë në 18:30 në Selman Stërmasi.
Pas fitores së Kukësit dhe Skënderbeut, Partizanit i duhet 3-pikëshi ndaj Laçit për të qenë pretendent për titull. Skuadra e Starovës i ka fituar 3 përballjet e mëparshme të sezonit me kurbinasit.
Nuk do të jetë e lehtë pasi Laçi nuk e ka siguruar mbijetesën. Për të kuqtë do të mungojnë Cetkovic dhe Mazrekaj.
Në rast fitoreje Partizani do të barazohet me pikë me Kukësin që kryeson renditjen./Tv Klan