Partizani nis fazën në Antalya


Partizani nis fazën në Antalya

17:00 06/01/2019

Në ditën e dytë të fazës përgatitore në Antalya, Partizani ka zhvilluar stërvitjen të ndarë në dy grupe. Disa prej futbollistëve kryen ushtrime atletike në palestër, ndërsa disa të tjerë në fushë. Nën drejtimin e përgatitësve atletikë, të kuqtë kanë zhvilluar edhe një ndeshje për të provuar edhe dy lojtarët e rinj Alesio Hyseni dhe Fatjon Jusufi. Më datë 9 Janar, Partizani do të zhvillojë një miqësore me Sivasporin.

Gjatë qëndrimit 10-ditor në Antalya, në drejtimin e Skënder Gegës, Partizani do të ndeshet në miqësore edhe me ekipin vendas të Antaslya Spor më 11 Janar. Minifaza përgatitore do të mbyllet me një tjetër miqësore ndaj Shakhter Karagandy që bën pjesë në Premierligën e Kazakistanit.

Partizani e mbylli gjysmën e sezonit me 3 barazime radhazi, por që gjithsesi mundi të ruante vendin e parë në renditje. Në kryesimin e Superligës, kryeqytetasit janë 3 pikë para Kukësit të vendit të dytë dhe 4 para Teutës së vendit të tretë.

Tv Klan






Të ngjashme