Partizani pasi kalon në Champions nuk e ka “mendjen”, humb me Bratislavën
Partizani e humbi me rezultatin 3 – 1 sfidën me Slovan Bratislavën, që në këtë rast ishte vetëm një miqësore.
Të kuqtë ishin nisur në Sllovaki për të luajtur takimin e kthimit të Europa League, por UEFA vendosi t’i kalojë në Champions pas përjashtimit të Skënderbeut.
Skuadra shqiptar mbeti me 10 futbollistë prej minutës së 12’ pasi Gëzim Krasniqi u ndëshkua me karton të kuq.
Golin e vetëm për Partizanin e shënoi Realdo Fili në pjesën e dytë. Ndeshja e radhës do të jetë ndaj Ferencvarosh të mërkurën në Elbasan Arena. /TV KLAN