Partizani përballë sfidës me Kukësin
Partizani i Skënder Gegës është në krye të renditjes, por për trajnerin e të kuqve është herët për të menduar për titullin. Gega mendon të përqendrohet për ndeshjen e së hënës me Kukësin që e vlerëson, por që synon t’i marrë 3 pikët.
Skënder Gega, trajner i Partizanit :
Me të gjithë ekipet do të luajmë dhe 3 herë të tjera. Është vetëm fillmi dhe duhet të jemi me këmbë në tokë. Duhet t’i respektojmë aq sa duhet, por jemi gati të japim maksimumin
.
Tirana do të presë Laçin në përballen e javës së tetë që do të luhet të dielën. Fitorja me Kastriotin të mërkurën ishte vetëm një hap pozitiv, por te bardheblutë duan ta përsërisnin me kurbinasit.
Erando Karabeci, kapiten i Tiranës :
Laçi është një ekip që mbrohet mirë. Është e vështirë, por do të bëjmë maksimumin e mundshëm.
Flamurtari që nuk ka patur rezultatet që kërkonte në javën e kaluara, pasi janë marrë vetëm 3 pikë në 4 ndeshjet e fundit. Trajneri Ilir Daja thotë se ndaj Kamzës do të luajnë për fitore që do t’i japë shtysë ekipit.
Ilir Daja, trajner i Flamurtarit :
Do të shkojmë në Kamëz për të rikuperuar.
Java e tetë e Superligës do të luhet në dy ditë, të dielën dhe të hënën.
Tv Klan