Partizani përgatitet për Kukësin dhe festën
Partizani do të festojë titullin kampion të dielën, por nuk synon ta bëjë me një humbje përballë Kukësit. Në takimin që do të luhet në orën 16:30 në stadiumin “Selman Stërmasi” do të jenë edhe lojtarët e grumbulluar në Kombëtare.
“Motivimi është vetvetiu, jemi para një ndeshje pa presionin e rezultatit, por ta shijojmë 90 minuta”, thotë trajneri i Partizanit, Skënder Gega.
Të kuqtë nuk janë mundur asnjëherë këtë sezon nga rivali për titullin. Gjatë kampionatit pati edhe shkëmbime batutash mes klubeve se sa do të zgjaste ecuria pozitive e Partizanit. Tani është koha që Gega t’u kthejë përgjigje shigjetimeve të Gjicit.
“Koha do ta tregojë se kush do të ketë gjunjët e fortë”, thotë ai.
Tv Klan