Partizani sfidon Vllazninë në Shkodër
Daja: Edhe me të rinjtë në fushë futemi për të fituar
Partizani do të luajë ndaj Vllaznisë kryesuese në Shkodër dhe padyshim është përballja më e fortë e javës së tetë. Të kuqtë kanë një kontigjent të kushtëzuar edhe nga bllokimi i meraktos nga FIFA.
Gjithsesi për trajnerin Ilir Daja ekipi duhet të besojë te fitorja edhe sikur të luajë me të rinjtë edhe pse e vlerëson kundërshtarin.
“Partizani edhe sikur të jetë në fushë me futbollistë të U19, futet në lojë për ta fituar ndeshjen. Pastaj klubi ka nivelin të pranojë çdo rezultat që prodhon fusha”.
Suksesi në fushën e Laçit ka motivuar bardheblutë dhe duan t’i japin vlerë duke ia dalë edhe ndaj Apolonisë.
“Gjithçka duhet të pasohet nga një ecuri pozitive në mënyrë që të ketë rëndësi triumfi në Laç”.
“Besoj se do të bëjmë mirë dhe do te jemi mes ekipeve të vendeve të para”.
Po të dielën do të zhvillohen edhe takimet Kukësi – Skënderbeu, Teuta – Laçi dhe Bylis – Kastrioti.
Tv Klan