Partizani shpreson kreun e renditjes
Synimi i shpallur është të bëhen më shumë pikë se kundërshtarët në një kampionat të cilin që prej rikthimit të Sulejman Starovës e konsiderojnë me tre faza por objektivi i fshehtë është sërish arritja e kreut të renditjes. E zbuloi në mënyrë të pavullnetshme mesfushori Jasis Asani në një konferencë për shtyp.
“Është ende faza e dytë për tu luajtur. Është shumë shpejt për të thënë që kampionati ka mbaruar për ne, pasi jemi duke u ringjallur dhe fitoret po vijnë. Besoj se do të arrijmë vendin e parë, pasi për ne nuk ka mbaruar kampionati dhe të gjitha ndeshjet janë finale.”
Të paktën matematika e lejon ende që lojtarët e Partizanit të ëndërrojnë për vendet e para në renditje, por kampionati është një rrugë me pengesa të paparashikueshme. Ajo e radhës është Teuta.
“Nuk ka rëndësi kundërshtari është Teuta apo dikush tjetër, ne do japim maksimumin.”
Partizani është në vendin e 6 në renditje me 18 pikë ndërsa Teuta e ndjek në të shtatin me 15 pikë.
/Tv Klan