Partizani zyrtarizon Sormanin
Trajneri firmos për 2 vite e gjysmë
Adolfo Sormani është zyrtarisht trajneri i Partizani. Përmes një postimi në rrjetet sociale klubi ka njoftuar arritjen e marrveshjes me trajnerin 54-vjeçar.
Në rikthimin e tij, partizani dhe Sormani kanë vendosur të bashkëpunojnë gjatë pasi kontrata e nënshkruan është për 2 vite e gjysmë.
Me sa duket projekti i trajnerit dhe objektivat e klubit janë përputhur. Kjo është hera e dytë që Sormani merr drejtimin e Partizanit.
Më parë e drejtoi në sezonin 2016-17 duke arritur deri në fazën e play off të Europa League.
Adolfo Sormani pason në pankinën e Partizanit, trajnerin Franco Lerda i cili u shkarkua nga detyra pasi të kuqtë humbën derbin me Tiranën, ndeshja e parë e superligës e luajtur në stadiumin “Air Albania”.
Tv Klan