Parukeritë, zgjedhja e parë pas karantinës
Grekët, të dëshpëruar për estetikën. Më pas vijnë pushimet
Grekët nuk duan as pushime dhe as shopping, thjesht një takim me parukierin menjëherë sapo të përfundojë karantina. Ketë tregojnë sondazhet, por edhe lista e gjatë e prenotimeve të Angelos Antonopoulos, pronar i një berberane në qendër të Athinës.
Ai thotë se klientët e tij janë të dëshpëruar dhe mezi presin të mbarojë mbyllja totale për të prerë flokët. Madje ata i çojnë foto të incidenteve të ndryshme pasi kanë tentuar të presin flokët në kushte shtëpie.
Burrat zakonisht iu besojnë grave të tyre, por kjo shpesh çon në gabime apo rezultate qesharake.
Angelopoulos thotë se mbajtja e flokëve në gjendje të mirë ka një ndikim pozitiv në gjendjen shpirtërore. Por ai u kërkon të gjithëve te mos bien në dëshpërim, ta shikojnë këtë situatë si një mundësi për të rritur flokët apo për të bërë një ndryshim në pamje.
Greqia mbylli sallonet e bukurisë më 14 mars, menjëherë pas konstatimit të rasteve të para me Covid-19. Rihapja e tyre pritet në fillim të majit, por ende nuk ka një datë specifike.
Tv Klan