Parukieri mostër, infekton me HIV 4 persona


Parukieri mostër, infekton me HIV 4 persona

22:27 05/10/2017

Një parukier homoseksual ka infektuar qëllimisht me HIV katër persona, të cilët i takoi përmes rrjeteve sociale para se t’u dërgonte atyre mesazhe tallëse dhe abuzive.  

Daryll Rowe doli para gjykatës, pasi akuzohet se u ka përçuar virusin katër meshkujve dhe se ka bërë tentativa për të infektuar gjashtë të tjerë në periudhën mes Tetorit 2015 dhe Dhjetorit 2016.

Pasi ata kontaktonin në aplikacionin online do të kryenin marrëdhënie seksuale, por në të gjitha rastet ai refuzonte të përdorte masa mbrojtëse.

Në një nga mesazhet e 26-vjeçarit drejtuar një prej viktimave të tij ai shkruante:

“Ndoshta ke ethe sepse ne kemi kryer marrëdhënie seksuale dhe unë jam i infektuar me HIV, hahaha!”

Ai i kontaktonte viktimat e tij vazhdimisht dhe u linte atyre mesazhe tallëse dhe fyese. Në një tjetër mesazh ai thoshte:

“Unë e kam grisur kondomin dhe ti ishe shumë budalla për ta marrë vesh këtë gjë.”

Rowe u paraqit në Gjykatën e Lartë Lewes dhe mbi të rëndojnë akuzat për shkaktim dëmi të rëndë ndaj shëndetit të katër personave dhe akuzat për tentativa për të shkaktuar dëmtime të rënda në shëndetin e gjashtë personave të tjerë.

Ai u paraqit në gjykatë me një kostum blu dhe kravatë, ndërsa mohoi të gjitha akuzat.

Çështja vazhdon në gjykatë prej gjashtë javësh./tvklan.al 






Të ngjashme