Pas 1 muaji përfundon instalacioni në Harkun e Triumfit
Pas një muaji të mbështjellë me plastikë të kaltër në të argjendtë si pjesë e një intalacioni, Harku i Triumfit po i rikthehet normalitetit. Plani për të mbuluar objektin e shekullit të XIX u konceptua fillimisht nga artisti i ndjerë me origjinë bullgare i njohur si Christo në vitin 1961, por u arrit të realizohej vetëm pas vdekjes së tij nga një ekip që drejtohej nga nipi i tij me një kosto prej prej rreth 14 milionë eurosh.
Instalimi ishte planifikuar të qëndronte për turistët deri të dielën ndërkohë që punëtorët filluan ndërhyrjen për të hequr 25 metra katrorë mbulesë në monumentin 50 metra të gjatë. E teksa punimet po kryheshin vizitorët u mblodhën në këmbët e Harkut të Triumfit për ta fotografuar atë.
Opinionet mbi instalacionin përgjatë një muaji kanë qenë të ndryshme, një pjesë e banorëve e konsideruan të trishtë teksa shikonin që hiqej mbështjellësja e riciklueshme, ndërsa parisienë më skeptikë u shprehën të lumtur që objektit iu rikthye identiteti.
Pavarësisht se instalimi përgjithësisht u prit mirë, për turistët ka qenë disi zhgënjyese pasi kanë udhëtuar për ta parë monumentin në formën e tij klasike dhe e gjetën atë të mbështjellë me plastikë.
Klan News