Pas 25 vitesh, vetëm një gjë e zgjidh krizën
“Vetëm një gjë do të funksionojë” me Korenë e Veriut, tha Presidenti amerikan Donald Trump, pa dhënë detaje mbi deklaratën e tij në rrjet.
Prej 25 vitesh, bisedimet e administratës amerikane nuk sollën rezultatet për të zgjidhur krizen, tha Trump.
Deklarata e Trump erdhi një ditë pasi Kim Jong Un, Lideri komunist theksoi se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga zhvillimi i programit bërthamor. Armet bërthamore janë garacia për sigurinë e Koresë së Jugut tha Kim Jong.
Presidenti Trump ka paralajmëruar më parë se SHBA mund të shkatërrojnë Korenë e Veriut nëse do të jetë e nevojshme të mbrohen interesat kombetare të Amerikës, si dhe ato të aleatëve të saj në rajon.
Tv Klan