Pas 27 vitesh, ora e kalasë së Gjirokastrës do të rregullohet
Pas 27 vitesh heshtje, një nga simbolet e qytetit të gurtë, do të rregullohet duke i rikthyer Gjirokastrës tik-takun e munguar. Ri-jetësimi i objektit vjen si bashkëpunim i Ministrisë së Kulturës me “Rotary Club Gjirokastra”. Mirela Kumbaro tha se ky bashkëpunim përfshin edhe restaurimin e kullës së sahatit.
E ndërtuar në kohën kur kalaja e qytetit ishte nën zotërimin e Ali Pashë Tepelenës, kulla e sahatit u dëmtua rëndë gjatë Luftës së Parë Botërore. Ora dhe këmbana u morën nga grekët në vitin 1913, për t’u riparuar pas vitit 1945. Sahati dhe këmbana e re u sollën nga një kishë në Shkodër, por pas viteve 90 ajo pushoi së punuari.
/ TV KLAN