Pas 50 vitesh, qeveria shqiptare vizite zyrtare ne Kosoven e lire (7 Dhjetor 2000)
Kryeministri Ilir Meta ka shkelur tokën kosovare duke thyer kështu akullin e ndalimit të vizitave shqiptare të personaliteteve të lart shqiptare në 50 vitet e fundit. I shoqëruar nga kryetari i Komisionit të Jashtëm Parlamentar Sabri Godo, ministra e deputetë të tjerë, ai është mirëpritur si nga forcat politike vendase, ashtu dhe nga autoritetet ndërkombëtare të cilat morën përsipër sigurimin e kësaj vizite.
Sapo ka mbërritur ai ka organizuar një takim me këshillin administrativ të Kosovës ku merrnin pjesë të gjithë anëtarët e tij, përfshirë dhe ata serbë. Kam ardhur këtu tha Meta, për të gjithë njerëzit e Kosovës dhe pa emocione nacionaliste./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego