Pas aksidentit, Ermal Mamaqi: Do puthim të gjithë ata që na dalin para


Pas aksidentit, Ermal Mamaqi: Do puthim të gjithë ata që na dalin para

19:25 06/07/2016

Vetëm një natë më parë makina ku udhëtonte artisti Ermal Mamaqi, bashkë me dy miqtë e tij, pësoi një aksident në Ferizaj, por fatmirësisht pa dëmtime.

Pasi kaloi këtë situatë të vështirë Ermal Mamaqi ka postuar një foto në profilin e tij në Facebook, ku veçse ka treguar se gëzon shëndet të plotë duket se nuk ka kursyer as shakatë:

“E kemi nda mendjen. Do puthim të gjithë ata që na dalin para. Pa dallim dhe paralajmërim. Të mbijetuarit..., ”shkruan Mamaqi duke iu referuar ditës botërore të puthjes.

/tvklan.al

ermal mamaqi





Të ngjashme