Pas Bleonës, një tjetër këngëtare ngrin vezët
Bleona Qereti ngjalli shumë debate kur publikoi videon, që tregonte procesin e ngrirjes së vezëve për të shmangur shtatzaninë.
Por, mesa duket është një këngëtare tjetër me origjinë shqiptare, që ka ndjekur të njëjtën rrugë madje në një moshë më të vogël. Bëhet fjalë për këngëtaren me famë botërore, Rita Ora, e cila ka deklaruar për të përditshmen australianeSunrise
se e ka kryer këtë proces pak pasi mbushi 20 vjeç. Ajo deklaroi se këtë gjë ia kishte sugjeruar doktori i familjes. Rita Ora tha se nuk e ka problem që e ka kryer procesin kaq herët edhe pse për të tjerët kjo gjë mund të duket e çuditshme./tvklan.al