Pas bombës me hidrogjen të Kim Jong, Koreja e Jugut kërkon armë të fuqishme nga SHBA


Pas bombës me hidrogjen të Kim Jong, Koreja e Jugut kërkon armë të fuqishme nga SHBA

10:15 03/09/2017

Koreja e Jugut ka reaguar ashpër pas testimit me sukses të bombës me hidrogjen nga Koreja e Veriut.

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in ka deklaruar se do të shqyrtojë me kujdes dhe seriozitet vendosjen në territorin e vendit të tij të armëve më të fuqishme të SHBA-së.

Ai bëri thirrje për reagim “më të fortë” ndaj testit bërthamor dhe do të kërkojë të merren masa për të izoluar akoma më shumë Korenë e Veriut, përfshirë sanksionet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Gjatë ditëve të fundit, SHBA dhe aleati i saj Koreja e Jugut, kanë intensifikuar stërvitjet e përbashkëta ajrore duke fluturuar avionë bombardues mbi Korenë e Veriut.

Ndërkohë, ka reaguar edhe Kina, partneri më i madh ekonomik i Koresë Veriore. Përmes një deklarate, Ministria e Jashtme e Kinës i kërkoi Kim Jong Un që të ndalojë “veprimet e gabuara” dhe kundërshtoi ashpër testimin bërthamor. Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara nuk kanë reaguar ende.

/tvklan.al






Të ngjashme