Pas Doris vjen Ewan, tjetër stuhi e fuqishme godet Britaninë
Pa e marrë ende veten nga pasojat e stuhisë Doris, Britani e Madhe pritet të goditet nga një tjetër stuhi.
E pagëzuar me emrin Ewan, sinoptikanët kanë paralajmëruar qytetarët se pritet që moti të përkeqësohet, me era të forta në veri – perëndim të Anglisë, Wellsit dhe Skocisë lindore.
Ewan është stuhia e pestë e cila pagëzohet me një emër për këtë vit.
Sipas mediave britanike, Ewan pritet që të prekë kryesisht Irlandën, por efektet e motit të keq do të ndihen në të gjithë Britaninë.
Javën e shkuar, stuhia Doris solli gjikthashtu era të forta dhe i shkaktoi vendin 400 milionë paund dëme.
Britania po përgatitet gjithashtu për një stuhi dëbore dhe një valë të ftohti që do të zgjasë deri në mes të muajit Mars./tvklan.al