Pas emisionit STOP reagon Policia: Pezullim për policin e Morinës, hetim për korrupsion!
Pas transmetimit në emisionin “STOP” në TV KLAN të një afere korruptive, ku dyshohet se është i përfshirë punonjësi i Policisë së Shtetit Vladimir Muja, Drejtori i Policisë Kufitare Kukës ka pezulluar menjëherë efektivin nga detyra.
Me urdhër të Drejtorit të Policisë se Shtetit ka filluar hetimi disiplinor dhe çështja i ka kaluar për ndjekje Drejtorisë se Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit.
Gjithashtu ka nisur një hetim nga SHÇBA, për të nxjerre përgjegjësitë penale.
Hetimet janë shtrire edhe për identifikimin e punonjësit tjetër kontrollor, i cili dyshohet të jetë i implikuar në aferë.
MPB falënderon median për kontributin në luftën antikorrupsion dhe garanton se do të bëjë të gjitha përpjekjet për të përballur ashpër me ligjin këdo që e shkel atë./tvklan.al