Pas familjes, ndërron jetë edhe aktorja e telenovelave


Pas familjes, ndërron jetë edhe aktorja e telenovelave

14:24 11/01/2018

Rreth 3 javë pas aksidentit tragjik me 4 të vdekur, aktorja australiane e telenovelave, Jessica Falkholt ka ndërruar jetë.

Ajo ndodhej e shtruar në një spital në Sydney, që prej 26 Dhjetorit kur sëbashku me prindërit dhe motrën e saj 21-vjeçare u përfshinë në një aksident të rëndë automobilistik.

Prindërit e aktores 28-vjeçare, e famshme për rrolin e saj në telenovelën "Home and Away", vdiqën në vend, sëbashku me drejtuesin e makinës tjetër.

Ndërsa dy motrat u transportuan me urgjencë në spital. 3 ditë pas aksidentit, ndërroi jetë motra 21-vjeçare e aktores, Annabelle.

Sipas të përditshmes "DailyMail", familjarët e aktores 28-vjeçare morën vendimin për t'i hequr aparaturat që e mbanin në jetë të enjten në mbrëmje.

/tvklan.al






Të ngjashme