Pas infektimit me Covid-19, Trump mesazh simbolik për vendet rivale
Menjëherë pasi Presidenti i SHBA Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania Trump u testuan dhe dolën pozitivë me koronavirus. Aeroplanët “E-6B Mercury”, të quajtur ndryshe si “Aeroplanët e Apokalipsit”, u panë në ajër mbi Uashington.
“Aeroplanët e Apokalipsit” është një emërtim jozyrtar i një modeli avionësh të cilët përdoren si Qendër e Komandës Ajrore në rast lufte bërthamore, katastrofe ose konflikti tjetër në shkallë të gjerë që mund të kërcënoj infrastrukturën kryesore ushtarake dhe qeveritare.
Ekspertët thanë se kjo lëvizje e bërë nga SHBA menjëherë pas lajmit të infektimit të Presidentit Tump me koronavirus, përmban një mesazh për vendet rivale si Rusia dhe Kina se ” megjithëse Komandanti është i sëmurë, sistemi i komandës bërthamore është i paprekur”.
Kujtojmë se “Aeroplanët e Apokalipsit”, janë të ndërtuar në mënyrë të tillë që i bënë të rezistojnë edhe sulme që mund të vijnë nga bomba nukleare./tvklan.al